Trajneri ukrainas: “Nuk kam fjetur gjithë natën dhe fajin e kanë shqiptarët”
8 Shtator 2024
19:57
Telesport
Shqipëria dje ishte në festë, sepse kombëtarja kuqezi mposhti Ukrainën. E kundërt ka qenë atmosfera tek ukrainasit, të cilët prisnin një rezultat krejt tjetër kundër kuqezinjve.
Ish-trajneri i Ukrainës, Jozsef Szabo, duket se e ka përballuar shumë keq rezultatin 2-1 në disfavor të kombëtares së tij. Ai ka thënë se i vjen turp nga performanca e lojtarëve ukrainas në fushë.
“Më vjen turp me atë që pashë. Nuk kam fjetur gjithë natën prej kësaj humbjeje. Nuk e prisja këtë lojë dhe as këtë rezultat. Dua t’u drejtohem gazetarëve tanë, që të mos lavdërojnë futbollistët tanë dhe t’i bëjnë yje më kot, sepse nuk janë”.
“Lojtarë tanë nuk janë yjet e Real Madridit. Mua më duken sikur pinë qumësht gjiri, nuk dinë të luajnë futboll. Nuk e kuptoj çfarë futbolli është ky. Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, asnjë pasim para apo agresivitet. Kaq dimë, kaq bëmë. Shqipëria dukej e shkëlqyer krahasuar me ne”.
Burimi