Te Red Bull të shqetësuar, testet në Bahrein shfaqën disa probleme të paparashikuara

Te Red Bull të shqetësuar, testet në Bahrein shfaqën disa probleme të paparashikuara

Te Red Bull nuk janë aspak të qetë pas testeve të Formula 1 të kryera javën e kaluar në Bahrein. Drejtori teknik i Red Bull, Pierre Wache nuk fshihet dhe flet për një RB21 problematik pas daljes së parë në pistë.
“Nuk ishte një provë aq e qetë sa prisnim, por është më mirë të gjejmë disa probleme tani gjatë testimeve se sa më vonë. Ne u përpoqëm të eksploronim potencialin e makinës dhe të kuptonim se si i përgjigjet strukturave të ndryshme dhe mendoj se pak a shumë ia dolëm”, tha Wache.
“Mendoj se është shumë e vështirë për të parë rendin startues për garën e parë në Melburn për momentin. Mund të shihni se katër skuadra duken mjaft të shpejta, përfshirë ne, por nuk i kemi parë shumë ekipet e tjera, jemi përpjekur të fokusohemi në programin tonë”, shtoi shefi i Red Bull.
Drejtuesi francez është i shqetësuar jo vetëm për problemet e besueshmërisë, por edhe për llojin e zhvillimit që pret Red Bull në 2025: “Nuk jam aq i lumtur sa doja të isha sepse makina nuk u përgjigj ashtu siç donim në disa pika”.
“Gjithsesi, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, thjesht ndoshta sasia e drejtimit nuk ishte aq e madhe sa prisnim dhe kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë për garën e parë dhe për zhvillimin e ardhshëm”, tha Wache.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente