Sabalenka synon të mbrojë titullin në Australian Open, në finale do të përballet me amerikanen Keys

Sabalenka synon të mbrojë titullin në Australian Open, në finale do të përballet me amerikanen Keys

Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka dhe ajo amerikane Madison Keys janë dy finalistet e grand slam të Australian Open për femra. Në fushat me çement të Melburn, dy nga tenistet më të mira në botë do të përballen të shtunën në finalen e turneut të parë të madh të vitit.
Në gjysmëfinalen e parë, Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-0 (6-4, 6-2) tenisten spanjolle Paula Badosa. Një ndeshje e komanduar nga bjellorusja, që synon të mbrojë titullin fituar vjet. Madje ajo është fituese e dy edicioneve të fundit.
Në sfidën tjetër gjysmëfinale, tenistja amerikane Madison Keys, aktualisht numri 14 në botë, mposhti 2-1 polaken Iga Swiatek që ishte favorite (5-7, 6-1, 7-6). Një fitore me përmbysje e Keys pas ndeshje që ishte më e bukur e që zgjati mbi dy orë.
Sabalenka konsiderohet favorite, teksa ka fituar 4 nga pesë përballjet mes tyre, ndërkohë që Keys nuk ka fituar asnjë grand slam në karrierë. Të premten do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj.
Gjysmëfinale-Femra
Aryna Sabalenka-Paula Badosa, 2-0
Madison Keys-Iga Swiatek, 2-1
Gjysmëfinale-Meshkuj
Alexander Zverev-Novak Djokovic
Ben Shelton-Jannik Sinner
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente