Rikthim me humbje pas 19 vitesh i Mike Tyson, Jake Paul fiton me pikë sfidën
Jake Paul, personazhi i njohur i YouTube, i kthyer në boksier vitet e fundit, mundi sot me vendim unanim të gjyqtarëve ish-kampionin e botës në peshën e rëndë Mike Tyson. Sfida mes dy sportistëve u zhvillua në Teksas, në prani të 70 mijë shikuesve.
Një duel që u nisi, u zhvillua dhe mbyll mes polemikave edhe për shkak të moshës së dy sportistve: Paul, 27 vjec dhe Tyson, 58 vjec. Gjithsesi, në fund, gjyqyarët i dhanë fitoren Paul: 80-72, 79-73, 79-73. Kjo sfidë u organizua dhe transmetua nga Netflix.
Tyson nuk kishte konkurruar profesionalisht në ring prej 19 vitesh dhe nuk tregoi shumë nga vlerat e tị të dikurshme. Ndërsa Paul e mbajti “iron Mike” në distancë, duke dhënë disa goditje në tokë dhe grushta të sakta, në një duel me tetë raunde prej dy minutash secili.
Tyson, që u prit nga një hero përpara sfidës, ishte i ngadaltë në ring. Thashethemet se Paul do ta fitonte duelin bënë që mjaft fansa ta braktisin stadiumin më herët. Gjithsesi, në fund të dy boksierët u përshëndetën, duke haruar fyerjet e incidentet e ditëve të fundit.
Burimi