
Rafael Nadal zbulon se cili është tenisti më i mirë mes tij, Djokovic dhe Federer
Tenisti spanjoll Rafael Nadal luajti pak ditë më parë në turneun “show” të “Six Kings Slam”, ku u mund si nga patrioti i tij Carlos Alcaraz ashtu dhe serbi Novak Djokovic. me këtë të fundit dhe zviceranin Roger Federer ai ka ndarë skenat më të mëdha të tenisit për 15-20 vite të akrrierës së tij.
Djokovic dhe Nadal kanë kujtuar momentet magjike që kanë përjetuar së bashku në fushë, me serbin që i ka kërkuar rivalit të tij të vijojë të luajë, poavarësisht moshës dhe problemeve. Në një intervistë për të përditshmen “AS” tenisti spanjoll Rafael Nadal ka folur për veten, Roger Federer dhe Novak Djokovic.
“Mendoj se është njerëzore që Novak, edhe nëse është në gjendje të shkëlqyer, të ketë një avari të vogël dhe do të vendosë të largohet nga sporti. Kjo u ndodh të gjithëve. Nëse është në gjendje të mirë shëndetësore, ai mund të jetë ende konkurrues në nivelet më të larta dhe synon të fitojë turnetë më të mëdhenj”, th Nadal.
“Gjithsesi, në një moment të caktuar, të gjitha sakrificat që do të bëjë nuk do t’i shpërblehen dhe pastaj do të tërhiqet”, shtoi më tej Nadal që foli për sfidat që ka patur si kundër serbit ashtu dhe kundër zviceranit, duke shkruar historinë e këtij sporti.
“Federer ishte i pari që duhej të mundja kur u bëra profesionist. Si Roger ashtu dhe Novak kanë pasur një ndikim të veçantë tek unë për vite me radhë dhe Roger ishte gjithmonë aty. Rivaliteti im me ata të dy ishte më intensiv se sa rivaliteti që kanë patur Novak e Roger mes tyre. Nuk e di pse”, tha Nadal.
“Kush është më i miri? Shifrat thonë Djokoviç, kështu që edhe niveli i tij ishte më i miri. Ai është tenisti që ka arritur të qëndrojë më shumë larg dëmtimeve dhe luajë më shumë. Nuk është justifikim, por falë kësaj ai është më i miri dhe e meriton këtë pseudonim”, tha Nadal.
Burimi