Portugalia dhe Turqia në 1/8 finale, fitore e madhe historike edhe për gjeorgjianët
Faza e grupeve të “Euro 2024” e uli sonte siparin, me dy ndeshjet e fundit (të tretat) në grupin F. Republika Çeke dhe Turqia ishin në “paqe”, me barazimin 1-1, deri në kohën shtesë, kur Tosun i kaloi të tijtë në epërsi, në minutën e 90+4. Nga ana tjetër, befasia e madhe ishte Gjeorgjia, që mposhti pastër (2-0) Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Duhet thënë se luzitanët, të kualifikuar tashmë, bënë rotacion të konsiderueshëm në formacion, por kapiteni Ronaldo nuk u kursye. Ai luajti 66 minuta, si dhe mori karton të verdhë. Golat për Gjeorgjinë u shënuan nga Kvaratskhelia 2’ dhe Mikautadze 57’, me penallti.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, turqit realizuan me anë të Calhanoglu 51’ dhe Tosun 94′, ndërsa çekët barazuan përkohësisht me Soucek 66’. Pra, gola kapitenësh respektivë në këtë ndeshje, ku u akordua edhe një karton i kuq për turqit. Kombëtarja e drejtuar nga Montella mbeti me 10 lojtarë në fushë që në minutën e 20-të, kur Barák mori të verdhën e dytë dhe të kuqin direkt.
Në përfundim, situata e këtij grupi është e tillë: Portugalia kryeson me 6 pikë, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet Turqia po me 6 pikë. Të dyja këto kombëtare shkojnë në 1/8 finale. Shpresa të plota kualifikimi historik edhe për Gjeorgjinë, e cila renditet e treta në grup, me 4 pikë.
Programi i përditësuar i 1/8 finale:29 qershor, në orën 18:00 – Zvicër-Itali29 qershor, në orën 21:00 – Gjermani-Danimarkë30 qershor, në orën 18:00 – Angli-Sllovaki30 qershor, në orën 21:00 – Spanjë-Gjeorgji1 korrik, në orën 18:00 – Francë-Belgjikë1 korrik, në orën 21:00 – Portugali-Slloveni2 korrik, në orën 18:00 – Rumani-Hollandë2 korrik, në orën 21:00 – Austri-Turqi
Kombëtaret e treta më të mira të “Euro 2024”, pas fazës në grupe:Holanda – 4 pikëSllovakia – 4 pikëGjeorgjia – 4 pikëSllovenia – 3 pikëHungaria – 3 pikëKroacia – 2 pikë
Burimi