
Olympiacos kryeson Euroleague, Real Madrid fiton “El Clasico” ndaj Barcelona
Pas një pushimi 2-javor është rikthyer Euroleague, turneu më i rëndësishëm i basketbollit për meshkuj në Europë. Skuadra greke e Olympiacos, falë fitores 92-70 në fushën e Virtus Bologna, vijon të komandojë renditjen.
Në vendin e dytë ndodhet Fenerbahce, që u mund 94-76 nga Maccabi, ndërkohë që një ekip tjetër grek po paraqitet mirë, Panathinaikos, që fitoi 96-93 ndaj Villeurbanne dhe ngjitet në vendin e tretë.
Në këtë javë spikati derbi spanjoll mes Real Madrid e Barcelona, sfidë ku skuadra madrilene fitoi 96-91. Në “Top-6″, ku janë ekipet që shkojnë direkt në play off, janë edhe Paris Basketball, Monaco e Crvena Zvezda.
Euroleague-Raundi i 27-të
Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas, 80-86
Paris Basketball – Bayern Munich, 93-88
Armani Milano – Monaco, 86-80
Real Madrid – Barcelona, 96-91
Maccabi Tel Aviv – Fenerbahce, 94-76
Anadolu Efes – Alba Berlin, 98-73
Virtus Bologna – Olympiacos, 70-92
Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 86.73
Villeurbanne – Panathinaikos, 93-96
Burimi