Olympiacos, Fenerbahce e Panathinaikos, ekipet ballkanase komandojnë në Euroleague

Olympiacos, Fenerbahce e Panathinaikos, ekipet ballkanase komandojnë në Euroleague

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 28-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, një turne që po komandohet nga ekipet ballkanase, që ndodhen në tri vendet para. Kryesuesit e Olympiacos fituan 82-70 ndaj Partizan Beograd.
Në vendin e dytë janë turqit e Fenerbahce, që mposhtën 100-76 Armani Milano jashtë fushe. Mirë u paraqit edhe skuadra kampione në fuqi e Panathinaikos, që mposhti 85-70 Real Madrid në Athinë.
Mes gjashtë skuadrave më të mira, që shkojnë direkt në fazën play off, janë edhe Monaco, Bayern Munich e Crvena Zvezda. Ndërkohë që, ekipet e renditura në vendet 7-10 do të shkojnë në play out për të siguruar një vend në cerekfinale.
Euroleague-Raundi i 28-të
Paris Basketball – Monaco, 79-91
Bayern Munich – Crvena Zvezda, 100-82
Armani Milano – Fenerbahce, 76-100
Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, 66-65
Panathinaikos – Real Madrid, 85-70
Anadolu Efes – Virtus Bologna, 79-68
Villeurbanne – Maccabi Tel Aviv, 95-102
Olympiacos – Partizan Beograd, 82-70
Alba Berlin – Barcelona, 85-99
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente