Oklahoma mbretëron në Konferencën e Perëndimit, Golden State e Miami rikthehen te fitorja

Oklahoma mbretëron në Konferencën e Perëndimit, Golden State e Miami rikthehen te fitorja

Oklahoma është e pakapshme në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, duke fituar sot 137-128 ndaj Houston. I jashtëzakonshëm Alexander Shai, autor i 51 pikëve. Jashtë fushe fiton Portland, që mundi 119-102 Philadelphia, sfidë ku u dallua Anfernee Simons me 34 pikë.
Rikthehet te fitorja skuadra e Golden State, që mundiu 119-101 Charlotte jashtë fushe. Hield me 22 pikë e Curry me 21 pikë u dalluan për Warriors, që hyjnë në zonën play off. Fitore të rëndësishme për renditje korri Detroit, që mundi 134-106 Utah Jazz, ku vendimtar ishte Cunningham me 29 pikë.
Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund 122-98 në fushën e saj nga Sacramento. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 13 pikë. Fiton edhe Miami, 106-90 ndaj Washington, ndeshje ku u dallua Adebayo me 19 pikë, ndërsa Atlanta fitoi në sekondat e fundit 132-130 ndaj Memphis (Risacher 27 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Golden State, 101-119
Philadelphia – Portland, 102-119
Miami – Washington, 106-90
Memphis – Atlanta, 130-132
Oklahoma – Houston, 137-128
Dallas – Sacramento, 98-122
Utah Jazz – Detroit, 106-134
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente