Numri 1 në botë dhe surpriza italiane kualifikohen në finalen e Roland Garros për femra
Janë përcaktuar dy tenistet finalist të grand slam-it të Roland Garros. Përballë njëra-tjetrës për trofeun më të rëndësishëm të fushave me dhè janë tenistja polake Iga Swiatek dhe ajo italiane Jasmine Paolini.
Swiatek, numri 1 në botë dhe kampione në fuqi e Roland Garros (e ka fituar tri herë, 2020, 2022, 2023), mundi 2-0 (6-2, 6-4) rivalen amerikane Coco Gauff. Ndeshje e dominuar nga polakja, ndjeshëm më superior në fushë.
Surprizë dalja në finale e tenistes italiane Jasmine Paolini (numri 12 në botë), që për herë të parë në karrierë arrin një rezultat të tillë. Ajo mundi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-1) rusen Mirra Andreeva, duke e dominuar lojën.
Gjysmëfinale-Femra
Iga Swiatek – Cori Gauff, 2-0
Jasmine Paolini – Mirra Andreeva, 2-0
Finale-Femra
Iga Swiatek – Jasmine Paolini
Gjysmëfinale-Meshkuj
Jannik Sinner – Carlos Alcaraz
Casper Ruud – Alexander Zverev
Burimi