Nis raundi i dytë i Australian Open/ Djokovic, Alcaraz, Sabalenka dhe Osaka avancojnë më tej

Nis raundi i dytë i Australian Open/ Djokovic, Alcaraz, Sabalenka dhe Osaka avancojnë më tej

15 Janar 2025

12:27

Telesport

Kanë nisur sot ndeshjet e para të raundit të dytë të grand slam të Australian Open, turneu i parë i madh i këtij viti në tenis që po zhvillohet në Melburn. Edhe sot surprizat ishin të pakta, teksa tenistët “big” avancuan më tej.
Spanjolli Carlos Alcaraz fitoi 3-0 ndaj Y.Nishioka, duke patur epërsi gjatë gjithë kohës. Avancon më tej edhe Novak Djokovic, që mposhti 3-1 J.Faria. Një biletë për në raundin e tretë siguroi edhe çeku Jiri Lehecka, që përfitoi nga tërheqja e rivalit të tij.
Surprizat e ditës së sotme janë eliminimet e amerikanit Reilly Opelka dhe norvegjezit Casper Ruud.
Te femrat, në raundin e tretë avancon numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Ajo mundi 2-0 J.Moniero. Pa probleme fitoi edhe tenistja amerikane Jessica Pegula, që mposhti belgen E.Mertens.
Një paraqitje të mirë po bën tenistja japoneze Naomi Osaka, që avancon më tej bashkë me amerikanen tjetër Coco Gauff, zviceranen Belinda Bencic, gjermanen Laura Aigmund dhe rusen Mirra Andreeva.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente