Neymar kërkon rikthimin në Europë, por merr refuzimin e dytë pas Barcelonës

Neymar kërkon rikthimin në Europë, por merr refuzimin e dytë pas Barcelonës

7 Mars 2025

17:21

Telesport

E ardhmja e Neymar është e pasigurt. Ai po punon shumë te Santosi, por vetëm për t’u rikthyer në Europë, ku ëndërron të luajë për një klub të madh.
Agjenti i tij, Pini Zahavi, po tenton të bindë një klub që luan në Champions League për të transferuar për një sezon klientin e tij.
Sipas gazetës katalanase Sport, Zahavi deri tani ka dështuar. Pas refuzimit të Barcelonës, ai ka marrë një tjetër “jo”. Bëhet fjalë për Bayern.
Zahavi ka lidhje të fortë me klubin bavarez. Ai realizoi kalimin e sulmuesit Lewandowski te Barcelona dhe madje edhe atë të trajnerit Flick te Barcelona.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente