NBA me surpriza në ditën e parë të merkatos: Përforcohet Philadelphia, Thompson lë Warriors
1 Korrik 2024
12:46
Telesport
Ka nisur sot zyrtarisht merkato e basketbollit në NBA dhe që në ditën e parë nuk kanë munguar surpriza. Skuadra e Clippers është në qendër të kësaj dite, me James Harden që ka rinovuar edhe me dy sezone të tjera me skuadrën kaliforniane.
Nga ky ekip është larguar Paul George, që ka firmosur me Philadelphia. Një kontratë 4-vjeçare për basketbollistin 34-vjeçar, nga e cila do të përfitojë 212 milionë dollarë. Ky transferim e bën skuadrën e Philadelphia pretendente për sezonin e ri, duke formuar një trio të frikshme me George, Embiid dhe Maxey.
Pas një karrierë të gjatë me skuadrën e Golden State Warriors, ku fitoi 4 tituj kampione, largohet Klay Thompson si lojtar i lirë. Një “divorc” me mikun e tij Stephen Curry, një dyshe e njohur me nofkën “splash brothers”.
Tashmë Thompson do të shohë për ofertat që do të vijnë nga Dallas, Lakers, Philadelphia dhe Clippers. basketbollisti lituanez Jonas Valanciunas ka lënë New Orleans për të luajtur me Washington, me të cilin firmosi një kontratë 3-vjeçare.
Burimi