“Më erdhi turp nga vetja për gabimin që bëra”. Andi Lila rrëfen momentin kur Iniesta e quajti “i çmendur”
27 Shtator 2024
16:55
Telesport
Andi Lila ka treguar disa detaje interesante nga karriera e tij në episodin 38 të podkastit Versus në Telesport. Një prej tyre ishte ndeshja e kombëtares shqiptare me Spanjën në Shkodër.
“Po vuanim dhe po lodheshim shumë. Pyesja veten se pse nuk po arrija ta markoja Iniestën. E kishim shumë të vështirë edhe të preknim topin. Ndoshta rrallë në atë ndeshje”.
“Në një moment, Iniesta kishte topin dhe unë tentova t’i ndërhyj. Aq në kundërkohë që isha, dy herë mbrapa në kohë, saqë ai e kishte pasuar topin para se unë t’i afrohesha. Bëra një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa dhe ai m’u sul ‘Are you crazy?’. Sinqerisht, më vinte turp për veprimin tim”.
“Për të rregulluar disi situatën, i thashë: ‘Unë Barcelonën e shoh vetëm për ty’. I kërkova fanellën dhe më premtoi se do të ma jepte. E mbajti fjalën dhe ma dha. Madje, nuk e besoja kur më tha t’i shkëmbenim fanellat”.
Burimi