![Martin bën “harakiri”, Bagnaia triumfon në Sachsenring dhe merr kryesimin e botërorit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/martin-ben-harakiri-bagnaia-triumfon-ne-sachsenring-dhe-merr-kryesimin-e-boterorit_66c4ac4ae91b8.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Martin bën “harakiri”, Bagnaia triumfon në Sachsenring dhe merr kryesimin e botërorit
7 Korrik 2024
15:54
Telesport
Piloti italian Francesco Bagnaia fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Sachsenring. Ky është suksesi i gjashtë sezonal për pilotin e Ducati, që ngjitet në krye të renditjes për herë të parë këtë sezon, me 10 pikë epërsi nga ndjekësit.
Spanjolli Jorge Martin, që kryesonte garën dhe renditjen e kampionatit, u rrëzua dy xhiro nga fundi, duke gabuar në një kthesë dhe nuk mori asnjë pikë. Një gabim që i kushtoi rëndë, pasi humbi kryesimin, ndërkohë që dje pat fituar garën sprint.
Në vendin e dytë sot u rendit spanjolli i Ducati Gresini, Marc Marquez, që la pas vëllanë dhe shokun e tij të skuadrës Alex Marquez (i treti). Edhe në vendet 4-5 dy pilotë të Ducati, Enea Bastianini me motorin zyrtar dhe Franco Morbidelli (Pramac).
Burimi