
Liga Unike Femra/ Partizani triumfon në Kosovë, humbje për Tiranën dhe Flamurtarin
Janë luajtur takimet e raundit të 6-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Ekipi kosovar i Bashkimi udhëhet renditjen me 13 pikë pas fitores 65-55 në Vlorë ndaj Flamurtarit. Edhe pse vlonjatet e nisën mirë ndeshjen shpejt erdhi përmbysja e Bashkimit, që e meritoi fitoren.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Partizani, skuadra e vetme shqiptare që fitoi në këtë javë. Vajzat nga kryeqyteti fituan 83-70 ndaj Junior Moni Bau, sfidë ku epërsias e skuadrës së trajneres Bujari erdhi duke u rritur nga perioda në periodë (Dick me 16 pikë shënuesja më e mirë).
Zhgënjen Tirana, që në “Fahrie Hoti” u mund 87-67 nga Peja 03, ndeshje pa shumë histori. Pas një periode të parë të ekuilibruar, mikeshat nga Kosova u shkëputën, duke e dominuar takimin. Humbja ndërlikon disi pozitat e bardhebluve, në vendin e parafundit dhe jashtë zonës play off.
Liga Unike-Femra, java e 6-të
Flamurtari – Bashkimi, 55-65
Junior Moni Bau – Partizani, 70-83
Tirana – Peja 03, 67-87
Renditja: Bashkimi 13 pikë, Partizani 10 pikë, Peja 03 10 pikë, Flamurtari 9 pikë, Tirana 8 pikë, Junior Moni Bau 7 pikë.
Burimi