Lakers marshojnë me dyshen LeBron-Doncic, triumfojnë Boston e Chicago, Curry i jep fitoren Warriors

Lakers marshojnë me dyshen LeBron-Doncic, triumfojnë Boston e Chicago, Curry i jep fitoren Warriors

Fitorja e tetë radhazi për Lakers, që fituan 113-109 ndaj New York pas kohës shtesë, duke qëndruar në vendin e dytë në Perëndim. Doncic me 32 pikë e James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për kalifornianët, duke i bërë të pavfleshme 39 pikët e Brunson për nju-jorkezët.
Fitore të lehtë korri skuadra e Boston, që mban vendin e dytë në Lindje. Ekipi i Celtics fitoi sot 123-105 ndaj Philadelphia. Jayson Tatum me 35 pikë ishte lider për Boston. Jashtë fushe fiton Houston, që mundi 109-97 New Orleans, ndeshje ku tri lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 20 pikë.
Në sekondat e fundit fiton edhe Chicago, që mundi 125-123 Orlando, ndeshje ku spikati Coby White, autor i 44 pikëve. Skuadra e Atlanta, falë 50 pikëve të ardhura nga lojtarët e stolit, mundi 124-119 Indiana, ndërsa Golden State triumfoi 121-119 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Stephen Curry me 40 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – Chicago, 123-125
Atlanta – Indiana, 124-118
Boston – Philadelphia, 123-105
Brooklyn – Golden State, 119-121
New Orleans – Houston, 97-109
Lakers – New York, 113-109
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente