Lakers dominojnë Denver me Doncic-LeBron, fitojnë edhe Phoenix e Portland

Lakers dominojnë Denver me Doncic-LeBron, fitojnë edhe Phoenix e Portland

Ekipi i Lakers fitoi 123-100 ndaj Denver në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit. Luka Doncic “shpërthen” për herë të parë me ekipin e ri, duke realizuar 32 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga LeBron James me 25 pikë.
Fitore të vështirë jashtë fushe korri edhe Phoenix, që mundi 121-117 Chicago. Devin Booker me 29 pikë dhe Kevin Durant me 27 pikë shkëlqyen për miqtë. Skuadra e Utah Jazz mundi 124-115 Houston, ndeshje ku u dallua Keyonte George, autor i 30 pikëve.
Në sekondat e fundit fitoi Brooklyn, që mundi 105-103 Philadelphia, ndeshje ku gjashtë lojtarë të skuadrës së Nets realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe Portland, 141-88 ndaj Charlotte, sfidë ku 4 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 20 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Chicago – Phoenix, 117-121
Philadelphia – Brooklyn, 103-105
Denver – Lakers, 100-123
Utah Jazz – Houston, 124-115
Portland – Charlotte, 141-88
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente