Kristjan Asllani, “mister catering” i kombëtares shqiptare: Babai mbërriti në Itali me skaf….

Kristjan Asllani, “mister catering” i kombëtares shqiptare: Babai mbërriti në Itali me skaf….

Prestigjiozja sportive spanjolle “Marca” i ka kushtuar një shkrim mesfushorit tonë kuqezi, Kristjan Asllani, kampion i Serie A me Interin e tij. Në prag të përballjes mes dy kombëtareve tona, ditën e hënë, në kuadrin e “Euro 2024”, kjo media është ndalur tek i ashtuqaujturi “truri” i lojës së kuqezinjve:
“Kristjan Asllani (Elbasan, 2002) është ‘motori’ i Shqipërisë, rivalit të Spanjës. Megjithatë, ai nuk harron se nga vjen dhe as që vetëm tri vite më parë, teksa festonte fitoren e Italisë në ‘Euro 2020’, po shërbente tavolinat në festivalin ‘stringozzo alla cinta senese’.

🇦🇱 Kristjan Asllani’s brilliant strike is your Goal of the Round ☄️#EQGOTT | @AlipayPlus pic.twitter.com/lyECJ2bp6B
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 23, 2023

“Më pëlqejnë festivalet dhe të bëj kamarierin. Vrapoj mes karrigeve ashtu i djersitur për t’iu shërbyer banorëve të qytetit, turistëve dhe njerëzve që vijnë masivisht nga zonat e afërta, – kujton ai në ‘Cronache di spogliatoio’. – Unë u rrita në Buti, të cilin nuk do ta ndryshoja për gjithë botën. Sa herë që mundem, kthehem”, – thotë shqiptari, duke iu referuar qytetit të vogël në Toskanë ku mbërriti kur ishte vetëm dy vjeç.
Dhe fillimet nuk ishin të lehta. “Babai erdhi në Itali me një skaf dhe më tregon se sa e vështirë ishte jeta në Shqipëri. Nëna ime më ka ndjekur ngado deri 18 vjeç dhe nuk ishte e lehtë. Ata vuajtën shumë, çfarë bënë për mua dhe vëllain tim Leonardo, i cili është 13 vjeç, është e paçmueshme. Ndihem sikur nuk mund t’ua kthej, por përpiqem”, – rrëfen ai për ‘Corriere dello Sport’.
Papritur jeta e tij mori një kthesë rrënjësore. Vetëm 13 ndeshje si titullar në elitën e futbollit italian dhe dy gola kundër Interit, i dhanë mundësinë të largohej nga Empoli dhe të nënshkruante për zikaltrit në këmbim të 10 milionë eurove.

Dall’album 23/24 con il numero 21…KRISTJAN ASLLANI ✨🫶#ForzaInter #IM2Stars pic.twitter.com/Ic45LXpqJn
— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 11, 2024

“Kur mora mesazhin nga Javier Zanetti, për pak më ra të fikët, – siguron ai. – Kur firmosa për Interin e mora të gjithë familjen time në Milano. Nëna ime punonte në një fabrikë ëmbëlsirash, babai në kompaninë e ujit. Në verë e kalonte gjithë ditën në diell, tani jeta e tij ka ndryshuar”.
Ky admirues i Kaka punon si ‘aktor dytësor’ për Interin, me të cilin ka fituar titullin kampion. Me Shqipërinë ka një rol udhëheqës. Tani, ajo që sjell në tavolinë ‘Mister Catering’ janë golat dhe asistet.
Mund të priste thirrjen nga Italia…, por ndihet krenar që ka zgjedhur Shqipërinë: “Gjaku im është shqiptar, në shtëpi flas shqip. Gjyshërit i mbajnë gjallë rrënjët e mia. Nëse jam në Tiranë me kombëtaren shkoj dhe i takoj”.
Tani është në Gjermani, por shpreson që t’iu dhurojë atyre në distancë një fitore ndaj Spanjës dhe, pse jo, një vend në 1/8 finale të Europianit. Të ëndërrosh është falas…”

🇦🇱 Asani 🙌 Asllani 🇦🇱#EURO2024 pic.twitter.com/7DpvvQTBdn
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 4, 2024
Burimi