Kosovë-Rumani, flet gjiganti Vedat Muriqi: “Kosova shkëlqen prej konkurrencës në sulm, duam fitore”
5 Shtator 2024
18:24
Telesport
Përfaqësuesja e Kosovës nesër pret kombëtaren e Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sulmuesi Vedat Muriqi sot dha një konferencë për shtyp para këtij takimi, ku theksoi se skuadra ka besimin se do të dalë mirë në këtë sfidë
“Jemi optimistë. Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen. E njohim këtë rival prej ndeshjeve të kaluara. Shpresojmë ta nisim mbarë. Duhet të jemi të ftohtë dhe të mos mendojmë për hakmarrje”.
“Besoj se ndeshja do të jetë e rëndësishme për të dyja ekipet. Rumania dhe Kosova janë favoritë për vendin e parë. Nëse e nisim me fitore, do të bëjmë një hap të madh për ta mbyllur si liderë”.
“Nuk shoh shumë diferenca mes Rumanisë dhe nesh. Kualifikimi në Evropian është shumë i rëndësishëm dhe e ata e kanë merituar, sepse kanë lojtarë të rëndësishëm”.
“Konkurrenca e madhe në sulm na ndihmon. Nuk ndihem i rrezikuar. Ndihem ndihem mirë dhe i qetë. Këtu po vijnë lojtarë të rinj, si Rrahmani, Asllani e Bytyqi. Nuk ka rëndësi nëse nuk luan. Po rritemi bashkë”.
“Kemi shumë vite që po luajmë me Edonin e Milotin. Jemi në formë të mirë, siç kemi qenë para dy-tre vjetësh. Kemi potencial të mirë dhe jemi përgatitur maksimalisht. Nesër shpresoj në fitore”.
Burimi