Kombëtarja rinis stërvitjet për Shqipëri-Ukrainë, zbulohet misteri i mungesës së Cikalleshit te lamtumirat (VIDEO)

Kombëtarja rinis stërvitjet për Shqipëri-Ukrainë, zbulohet misteri i mungesës së Cikalleshit te lamtumirat (VIDEO)

17 Nëntor 2024

18:43

Telesport

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, e programuar për t’u luajtur të martën e 19 nëntorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Skuadra zhvilloi sot një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën titullar bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.
Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet për duelin e fundit ndaj Ukrainës. Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 15:45. Stërvitja zyrtare në orën 16:30 dhe 15 minutat e para do të jetë e hapur për median.
Jasir Asani ka kryer sot rezonancën magnetike pasi ndjeu tërheqje muskuli gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki. Shumë i vështirë rikuperimi i tij për ndeshjen ndaj Ukrainës edhe pse lojtari ka shprehur dëshirën për të sakrifikuar por stafi mjekësor nuk jep “ok”.
Sakaq, ka pasur jo pak polemika mbi faktin se pse Sokol Cikalleshi nuk ka qene i pranishem ne “Air Albania” ne mbremjen kur dhane zyrtarisht lamtumiren perpara tifozerisë kuqezi Odise Roshi, Jurgen Gjasula, Emir Lenjani dhe Bekim Balaj.
Sipas asaj qe podcast Versus ne Telesport ka shpjeguar ne episodin e fundit – nga burime me FSHF – u raportua te gazetari Anton Cicani se “futbollistet ne fjale kane kerkuar vete lamtumiren por nje kerkese e tille nuk ka ardhur nga Sokol Cikalleshi”.
Burimi