Kombëtaret U-18 djem dhe vajza e mbyllin me dy vende të treta Europianin e Divizionit C

Kombëtaret U-18 djem dhe vajza e mbyllin me dy vende të treta Europianin e Divizionit C

Kanë përfunduar fundjavën që sapo u mbyll dy eventet e fundit ndërkombëtare për mosha në basketboll. Në Prishtinë u luajt turneu i Divizionit C, mosha U-18 në basketboll për femra, ndërsa në Elbasan ai i djemve për moshën U-18 (Divizioni C).
Kombëtarja e djemve, drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj, u klasifikua në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, duke marrë medaljen e bronzit. Në ndeshjet e grupit, Shqipëria u rendit në vendin e dytë, duke siguruar një vend për në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, kuqezinjtë u mundën nga Azerbajxhani, por më pas fituan ndaj Armenisë në ndeshjen për vendet 3-4.
E njëjta pamje edhe në turneun e zhvilluar në Kosovë, ku kombëtarja e vajzave, e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, u klasifikua në vendin e tretë. Pas vendit të dytë në grup, ekipi kuqezi u mund në gjysmëfinale nga Kosova, por fitoi duelin për vendet 3-4 dhe mori medaljen e bronztë.
U-18, djem
Shqipëri – Luksemburg, 82-84 (Grupi A)
Shqipëri – Gjibraltar, 70-42 (Grupi A)
Shqipëri – San Marino, 82-73 (Grupi A)
Shqipëri – Azerbajxhan, 41-62 (Gjysmëfinale)
Shqipëri – Armeni, 79-53 (vendet 3-4)
U-18, vajza
Shqipëri – Azerbajxhan, 53-72 (Grupi B)
Shqipëri – Armeni, 64-50, (Grupi B)
Shqipëri – Gjeorgji, 74-49 (Grupi B)
Shqipëri – Kosovë, 48-64 (Gjysmëfinale)
Shqipëri – Qipro, 70-55 (vendet 3-4)
Burimi