Klubet shqiptare njihen me “fatin” e tyre po kaluan turin e Conference League: Ballkani dhe Egnatia me “autostradë” përpara drejt playoff

Klubet shqiptare njihen me “fatin” e tyre po kaluan turin e Conference League: Ballkani dhe Egnatia me “autostradë” përpara drejt playoff

Shtate skuadrat shqiptare mësuan sot kundërshtarët e raundit të tretë në Conference League nese sigurisht kalojne turin e dyte te ketij kompeticioni, pasi shorti u hodh në Nyon të Zvicrës.
Ballkani, skuadra kampione në fuqi e Kosovës, në rast se do të kalojë Hamrun Spartans në turin e dytë, në të tretin do të përballet me Larne F.C të Irlandës së Veriut.
Egnatia kampione e Shqiperise, nëse arrin të kualifikohet përballë Vikingur të Islandës, në raundin e tretë të Conference League do të ketë si kundërshtar fituesen e çiftit Virtus A.C-Flora Talin.
Kurse Struga, skuadra shqiptare kampione e Maqedonisë së Veriut, nëse eliminon Puynik, do të matë forcat me fituesen e çiftit Differdange-Ordabasy. Partizani, që në raundin e dytë sfidon Iberian e Gjeorgjisë, në raundin e tretë do të përplaset me fituesin e çiftit Basaksehir-La Fiorita.
Sa i përket Llapit, nëse kalon danezët e Brondby, ekipi nga Podujeva do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Legia Varshavë-Caernarfon Tawn. Deçiq, skuadra kampione shqiptare e Malit të Zi, nëse kalon Dinamo Batumin, do të përballet në turin e tretë me fituesin e finlandezët e Helsinkit.
Në fund Drita, që sfidon islandezët e Breidablik, në raundin e tretë, gjithmonë nëse kualifikohet, gjen fituesin e Auda-Cliftonville.
Burimi