Klodian Duro befason: “Jam trajtuar si serb në mes të Kosovës”

Klodian Duro befason: “Jam trajtuar si serb në mes të Kosovës”

30 Shtator 2024

17:42

Telesport

Klodian Duro ka dhënë një deklaratë befasuese në fundjavën që lamë pas. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ishte i ftuar në emisionin Dueli Sportiv te RTV Dukagjini, ku përmendi disa detaje aspak të pëlqyeshme.
Janë pretendime, ende jo fakte të vërtetuara, por mbeten detaje shqetësuese. Sipas tij, trajnerët e Shqipërisë nuk trajtohen mirë në Kosovë. Ai nuk përmendi emra, por theksoi se vetë është trajtuar si serb.
“Kolegët e mi, duke folur nëpër studio, nuk më kanë trajtuar mirë. Janë disa të cilët unë i kam pasur edhe futbollistët e mi. Në mes të Kosovës jam trajtuar si serb”.
“Nuk e kam për mediat. Gazetarët më kanë pritur shumë mirë. Gjithesi, nuk dua të flas më shumë, por kështu jam trajtuar unë, legjenda e Shqipërisë. Duhet të respektojmë fillimisht njëri-tjetrin dhe pastaj të jemi të fortë kundër Serbisë”.
Burimi