
Kevin Durant shkruan historinë e NBA, fitojnë Memphis, Toronto e Detroit
Basketbollisti Kevin Durant bëhet lojtari i tetë në historinë e NBA-së që arrin kuotën e 30 mijë pikëve të realizuara në sezonin e rregullt. Ai realizoi 34 pikë për skuadrën e Phoenix edhe pse ato nuk mjaftuan për të fituar.
Memphis triumfoi 119-112 ndaj Phoenix, në një ndeshje ku lojtarët e stolit të skuadrës mike realizuan 44 pikë (Desmond Bane me 20 pikë shënuesi më i mirë për miqtë).
Jashtë fushe fiton edhe Toronto, që mundi 106-103 Philadelphia, ndeshje me rivalitet deri në fund. Barnes me 33 pikë u dallua për kanadezët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Embiid për vendasit.
Triumfon skuadra e Detroit, që falë 24 pikëve të Beasley mundi thellë 132-92 Chicago. Fiton edhe New York, që mundi 128-115 Indiana jashtë fushe. Towns me 40 pikë dhe Hart me 30 u dalluan për nju-jorkezët.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Toronto, 103-106
Indiana – New York, 115-128
Chicago – Detroit, 92-132
Phoenix – Memphis, 112-119
Burimi