Jasir Asani tregon prapaskenat e 2017-tës: “Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, ja si shkova te Partizani”

Jasir Asani tregon prapaskenat e 2017-tës: “Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, ja si shkova te Partizani”

26 Nëntor 2024

0:33

Telesport

Futbollisti i kombëtares, Jasir Asani u transferua te Partizani në shtatorin e vitit 2017, për të provuar eksperiencën e parë jashtë Maqedonisë së Veriut. Te klubi i kuq ia doli të fitojë dhe titullin kampion më pas, ndërsa së fundmi ka zbuluar dhe prapaskenat e transferimit.
Asani ka treguar në “Soccer Talk Podcast” për ish-trajnerin Skënder Gega (fitues i titullit me Partizanin) se ishte nisur fillimisht te Kukësi. Ishte pikërisht Gazment Demi, presidenti i Partizanit, ai që i ndryshoi mendjen pasi Asani mbërriti në Shqipëri.
“Me thënë të drejtën personi i parë që më ka marrë ka qenë presidenti se unë kisha rënë dakord me Kukësin. Isha nisur me makinë dhe sa u futa në kufi më merr presidenti dhe thotë “Përveç Partizanit nuk ke ku shkon tjetër në Shqipëri”. Personi i parë ka qenë presidenti”, u shpreh Asani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente