
Hamilton nuk humbet kohë, pas prezantimit zbret në pistë për të provuar makinën Ferrari me nr.44
22 Janar 2025
13:03
Telesport
Pas prezantimit dy ditë më parë në Maranello si pilot i ri i Ferrari, britaniku Lewis Hamilton ka kryer sot edhe provat e para me “kokëkuqen”. Në pistën e Fiorano, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka pilotuar makinën SF-23 (makina e vitit 2022).
Fillimisht skuadra ka pritur largimin e mjegullës para se Hamilton të zbresë në pistë. Fillimisht ai bëri vetëm një xhiro dhe u kthye në bokse, duke përshëndetur edhe mjaft tifozë të Ferrari të pranishëm në zonën jashtë pistës.
Më pas, Hamilton u rikthye në pistë për të bërë 10 xhiro dhe duke testuar procedurat e nisjes. Xhirot e para u kryen në një asfalt të lagësht me stafin e inxhinierët që ndiqnin gjithçka me kujdes.
Makina e kuqe, me numrin 44 në të, do të dalë disa herë në pistë gjatë ditës së sotme, madje edhe gjatë pasdites. Hamilton paraqiti sot për fansat edhe kokoren e tij të re, e verdhë me logon e Ferrari në të.
Burimi