Golden State rikthehet te fitorja, mbëmje zhgënjyese për Lakers dhe Milëaukee

Golden State rikthehet te fitorja, mbëmje zhgënjyese për Lakers dhe Milëaukee

Ditë zhgënjyese për disa nga skuadrat pretendente për titull në NBA. Pas katër fitoresh radhazi, skuadra e Lakers u mund 118-104 nga Philadelphia. LeBron James realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për Lakers, ndërkohë që për vendasit shkëlqeu Tyrese Maxy me 43 pikë.
Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u ndal 125-112 nga Portland. Antetokounmpo realizoi 39 pikë e 12 rebound për Bucks, por që mbetën për statistikë. Për Portland u dallua Deni Avdija me 30 pikë.
Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që mundi 114-103 Utah Jazz. Vendimtar stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 51 pikë. Fitore të vështirë korri jashtë fushe Houston, që mundi 100-96 Atlanta. Jalen Green me 25 pikë ishte lider në fushë për miqtë.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – Houston, 96-100
Philadelphia – Lakers, 118-104
Golden State – Utah Jazz, 114-103
Portland – Milwaukee, 125-112
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente