Fullkrug, gol çdo 58 minuta me Gjermaninë. Modesti që pranon stolin dhe shpëton nderin e Nagelsmann

Fullkrug, gol çdo 58 minuta me Gjermaninë. Modesti që pranon stolin dhe shpëton nderin e Nagelsmann

Një gol alla Bierhoff, ai i barazimit ndaj Zvicrës. I dyti për të në këtë Kampionat Europian, duke marrë edhe një herë përsipër gjatë ndeshjes, si lojtar zëvendësues. Në të vërtetë, këtë herë duke pasur më pak minuta në fushë.
Julian Nagelsmann rezervoi vetëm fundin e ndeshjes së mbrëmshme për Niclas Fullkrug, por kaq ka mjaftuar që sulmuesi i Borussia Dortmund “të nxjerrë nga zjarri gështenjat” e Gjermanisë, duke shënuar një gol të ngjashëm me Bierhoff. 1-1 me Zvicrën dhe mbi të gjitha kualifikimi në 1/8 finale si kryesuese për Gjermaninë, e para në Grupin A.
Ish-lojtari i Werder Bremen është sërish “njeriu i provincës”, por ama sulmuesi i golave, madje të rëndë si ky. Mesatarja e tij në kombëtare është e frikshme. Me “Mannschaft” ai ka shënuar 13 herë në 755 minuta, e thënë ndryshe: ka shënuar një gol çdo 58 minuta. Një fakt shumë i rëndësishëm, sulmues i pastër, që ndoshta do ta shtyjë trajnerin gjerman t’i japë më shumë hapësirë në ndeshjet e ardhshme.
Në fund të ndeshjes ndaj Zvicrës, Fullkrug shprehu gjithë gëzimin e tij për kanalet zyrtare të UEFA-s: “Kalimi i grupit mund të na ndihmojë gjatë gjithë turneut, të përmirësojë atmosferën e ekipit dhe të rrisë entuziazmin e vendit tonë. U ndjeva shumë mirë. Jam i lumtur që kam mundur ta përjetoj gëzimin e golit edhe si ekip”.
Burimi