Euro 2024: Zbulohet ekipi i më të mirëve të fazës së grupeve
27 Qershor 2024
15:57
Denis Hakanaj
Është përpiluar 11-ja më e mirë e Euro 2024 nga faza e grupeve, me Lamine Yamal të Spanjës dhe Jamal Musiala të Gjermanisë në mesin e të rinjve që janë përfshirë në ekip.
Musiala është një nga golashënuesit kryesorë të kompeticionit me dy gola për skuadrën e Julian Nagelsmann ndërsa Yamal ka qenë vendimtar për përparimin e La Roja në raundin e 1/8-ave.
Sipas Sport Bible, ekipi më i mirë i Euro 2024 nga faza e grupeve ka tre lojtarë nga Spanja, duke përfshirë Marc Cucurella dhe Fabian Ruiz, si dhe Giorgi Mamardashvili dhe Georges Mikautadze të Gjeorgjisë.
11-shja më e mirë e fazës së grupeve të Euro 2024
Portier
Giorgi Mamardashvili (Gjeorgji)
Mbrojtësit
Marc Cucurella (Spanjë)
Riccardo Calafiori (Itali)
Radu Dragusin (Rumani)
Mesfushorët
Stanislav Lobotka (Sllovaki)
N’Golo Kante (Francë)
Jamal Musiala (Gjermani)
Marcel Sabitzer (Austri)
Fabian Ruiz (Spanjë)
Sulmuesit
Lamine Yamal (Spanjë)
Georges Mikautadze (Gjeorgji).
Lamine Yamal is included in the best XI of the groupstage.
— @mundodeportivo pic.twitter.com/p0rc4amCiS
— Barça Universal (@BarcaUniversal) June 27, 2024
Burimi