EKSKLUZIVE | Asllani nuk duhet të luante fare, por u sakrifikua! Sylvinho nuk donte të përshtaste Laçin te ai rol

EKSKLUZIVE | Asllani nuk duhet të luante fare, por u sakrifikua! Sylvinho nuk donte të përshtaste Laçin te ai rol

17 Nëntor 2024

18:16

Telesport

Kristjan Asllani nuk duhet të luante fare ndeshjen Shqipëri-Çeki! Mesfushori i Interit ka mbërritur në një gjendje fizike aspak të mirë dhe gjithashtu me probleme gjuri por trajneri Sylvinho duke parë mungesat dhe duke mos dashur të tërheqë Qazim Laçin si mesfushor përkrah Ramadanit, e ka hedhur në fushë gjithësesi.
Nëse do të kishte bërë një lëvizje të tillë do të duhej gjithashtu që të luante Bajrami si fantazist, pra numër 10, ndërsa në të majtë mund të startonte me një tjetër futbollist mes Arbër Hoxhës apo Taulant Seferit.
Planet u prishën edhe më shumë kur u dëmtua Asani gjë që bëri të ndryshonte edhe më tej duke përdorur një zëvendësim dhe pikërisht duke lënë Bajramin në atë rol dhe duke futur Seferin në krah të djathtë edhe pse mund të kishte futur gjithashtu Arbnor Mujën në atë krah ose edhe Ernest Muçin që po luan te Besiktas ashtu.
Asllani priste të zëvendësohej në pjesën e dytë por vendimi ra mbi Qazim Laccin duke e befasuare dhe vetë mesfushorin e Interit, sicc e pranoi në fund të ndeshjes.
Burimi