
E krahasojnë me yllin e La Liga-s, Wembanyama: “Është i jashtëzakonshëm”
24 Shkurt 2025
15:22
Telesport
Ylli i NBA-së, Victor Wembanyama foli për krahasimet mes tij dhe futbollistit të Barcelona-s, Lamine Yamal.
Basketbollisti francez është bërë një superyll dhe një nga më të mirët në NBA te San Antonio Spurs.
Yamal është bërë jetik për Spanjën dhe Barcelona-n pasi doli në skenë si 16-vjeçar.
Duke folur në një intervistë të fundit me Mundo Deportivo, francezi pranoi se shihte ngjashmëri mes tij dhe fituesit të Euro 2024, duke thënë:
“A do ta krahasoja veten me Lamine Yamal? Është shumë e saktë. Ne shohim shumë lojtarë profesionistë gjithnjë e më të rinj dhe Lamine Yamal është një prej tyre, sigurisht. Ai është i jashtëzakonshëm”.
Lamine Yamal është pjesë e skuadrës së parë të Barcelona-s që nga viti 2023 dhe ka bërë tashmë 84 paraqitje për ta, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 23 asiste.
Ai e ka ndihmuar skuadrën të fitojë një La Liga dhe një Superkupë të Spanjës. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Spanjën 17 herë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë tetë asistime.
Burimi