Dy podiume për kombëtaret U-16 të basketbollit në Divizionin C të Kampionatit Europian
Janë mbyllur ditën e diel dy evente ndërkombëtare moshash në basketboll: Ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian U-16 për djem dhe vajza.
Në Tiranë u zhvillua turneu i djemve, ku Shqipëria u rendit në vendin e dytë. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Artur Kasaj arriti 4 fitore radhazi, për të humbur vetëm në finale ndaj Kosovës (61-101).
Për pasojë, djemtë e rinj kuqezinj morën medaljet e argjendta. Gjithsesi, një paraqitje e mirë e këtij ekipi, që rivalizoi me bashkëmoshatarët e tij, duke treguar një nivel të kënaqshëm në turneun që u luajtur në sallën “Feti Borova” në kryeqytet.
Në Gjibraltar, kombëtarja U-16 e vajzave, drejtuar nga trajneri Igli Zejno, e mbylli turneun në vendin e tretë, duke varur në qafë medaljen e bronztë të Divizionit C.
Shqipëria rriti tri fitore dhe dy humbje në këtë turne, duke bërë disa sfida të mira dhe duke treguar një basketboll konkurrures.
U-16, djem
Shqipëri-Azerbajxhan, 60-56 (grup)
Shqipëri-Maltë, 88-49 (grup)
Shqipëri-Moldavi, 85-68 (grup)
Shqipëri-Armeni, 82-81 (1/2 finale)
Shqipëri-Kosovë, 61-101 (finale)
U-16, vajza
Shqipëri – Maltë, 50-43 (grup)
Shqipëri-Moldavi, 52-57 (grup)
Shqipëri-Gjibraltar, 87-26 (grup)
Shqipëri-Azerbajxhan, 62-92 (1/2 finale)
Shqipëri-Maltë, 43-41 (vendet 3-4)
Burimi