
Djokovic përmbys Alcaraz dhe shkon në gjysmëfinalet e Australian Open, fitojnë edhe Zverev e Sabalenka
Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të Australian Open në tenis, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalistët e parë.
Novak Djokovic, 10 herë fitues i këtij turneu, kualifikohet për në gjysmëfinale pas fitores 3-1 ndaj spanjollit Carlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-3, 6-4). Fitore me përmbysje e serbit, që luajti një ndeshje të mirë pavarësisht moshës.
Fitore të vështirë arriti gjermani Alexander Zverev, numri 2 në botë. Ai mposhti 3-1 (7-6, 7-62-6, 6-1) amerikanin Tommy Paul, në një sfidë të ekuilibruar dhe me shumë rivalitet, sidomos në dy setet e para.
Te femrat, tenistja bjellorusë Aryna Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-1 rusen Anasiasia Pavlyuchenkova (6-2, 2-6, 6-3). Një ndeshje me hope e Sabalenka, por që në fund arriti të fitojë dhe avancojë më tej.
Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë tenistja spanjolle Paula Badosa, aktualisht numri 11 në botë. Në takimin tjetër çerekfinal, ajo mundi 2-0 (7-5, 6-4) amerikanen Coco Gauff, duke dalë për herë të parë në gjysmëfinalen e një grand slam.
Burimi