
Cleveland triumfon ndaj Memphis e ruan kreun, Oklahoma shkëlqen me Shai, fitojnë Warriors e Boston
Tjetër fitore në kampionat për Cleveland, skuadra që udhëheq renditjen e NBA këtë sezon. Cavaliers fituan 129-123 ndaj Memphis në fund të një ndeshje të ekuilibruar. Donovan Mitchell me 33 pikë dhe Evan Mobley me 25 pikë e 13 rebound u dalluan për Cleveland.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe skuadra e Oklahomës, që udhëheq në Perëndim. Ata fituan sot 130-123 në fushën e Minnesota, ku sërish protagonist ishte Alexander Shai, me 37 pikë. Fiton Toronto, 127-109 ndaj Phoenix, ndeshje ku Barrett, Quickley e Boucher realizuan nga 23 pikë secili për kanadezët.
Fitore edhe për Golden State, që falë 30 pikëve të Curry mundi 126-106 Dallas. Nuk zhgënjen skuadra kampione e Boston, që triumfoi 118-105 ndaj New York, takim ku dyshja Tatum-Broën realizuan 49 pikë së bashku. Skuadra e Milwaukee, falë 28 pikëve të Lillard e 23 të Antetokounmpo, mundi 120-113 Miami.
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – New York, 118-105
Golden State – Dallas, 126-102
Indiana – Clippers, 129-111
Atlanta – Detroit, 143-148
Milwaukee – Miami, 120-113
Orlando – Washington, 110-90
Toronto – Phoenix, 127-109
Cleveland – Memphis, 129-123
New Orleans – San Antonio, 114-96
Minnesota – Oklahoma, 123-130
Burimi