Cleveland siguron një vend në play off, shkëlqejnë edhe Lakers, Milwaukee e Golden State

Cleveland siguron një vend në play off, shkëlqejnë edhe Lakers, Milwaukee e Golden State

Vijon momenti i mirë në NBA për ekipin e Lakers, që sot mposhti 136-115 New Orleans, duke korrur suksesin e shtatë radhazi. LeBron James me 34 pikë e Luka Doncic me 30 pikë e 15 asist shkëlqyen për kalifornianët.
Fitore në sekondat e fundit për Toronto, që mundi 114-113 Orlando, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 21 pikë, ndërsa 41 pikët e Paolo Banchero mbetën për statistikë. Skuadra e Phoenix, falë 34 pikëve të Kevin Durant mposhti 119-117 Clippers.
Edhe Golden State po ngjit shkallët në renditje, duke mposhtur sot 114-102 New York. Stephen Curry me 28 pikë ishte lider për Warriors. Jashtë fushe triumfon edhe Milwaukee, që mundi 127-121 Atlanta. Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 26 pikë 12 rebound e 10 asist.
Cleveland bëhet skuadra e parë që siguron një vend në play off, duke mundur 139-117 Chicago. Donovan Mitchell me 28 pikë e Jarrett Allen me 25 pikë ishin liderë në fushë. Minnesota mundi 126-112 Philadelphia, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Houston, 115-102
Orlando – Toronto, 113-114
Atlanta – Milwaukee, 121-127
New York – Golden State, 102-114
Chicago – Cleveland, 117-139
Minnesota – Philadelphia, 126-112
San Antonio – Brooklyn, 127-113
Phoenix – Clippers, 119-117
Lakers – New Orleans, 136-115
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente