
Cleveland mposht Dallas, kampionët e Boston triumfojnë ndaj Philadelphia
Cleveland arriti një fitore të lehtë ndaj Dallas me rezultatin 144-101, ndeshje ku për teksanët u ndje mungesa e Doncic, që tashmë është një lojtar i Lakers. Tetë basketbollistë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Sam Merrill me 27 pikë.
Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 118-110 Philadelphia. Kampionët e Celtics bënë një ndeshje të mirë, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë e 11 asist. Skuadra e Detroit, falë 43 pikëve të dyshes Duren-Cunningham, mundi 127-119 rivalët e Chicago.
Zhgënjen Milëaukee, që në fushën e tij u mund 132-119 nga Memphis. Jaren Jackson me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, ndërsa 30 pikët e Antotekounmpo mbetën për statistikë. Fiton edhe Toronto, 115-108 ndaj Clippers, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 20 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Chicago, 127-119
Toronto – Clippers, 115-108
Cleveland – Dallas, 144-101
Philadelphia – Boston, 110-118
Milwaukee – Memphis, 119-132
Burimi