Bagnaia fiton garën sprint në pistën e Assen, Martin kryeson ende renditjen e Moto GP
29 Qershor 2024
15:27
Telesport
Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia (kampion i botës në fuqi), fitoi sot pasdite garën sprint të zhvilluar në pistën holandeze të Assen, duke ngushtuar diferencën me spanjollin Jorge Martin në renditjen e përgjithshme të Moto GP.
Martin, që garon me Ducati Pramac, u klasifikua i dyti në këtë garë, duke mos patur mundësi për asnjë moment të rivalizojë me Bagnaia. Në vendin e tretë u rendit një tjetër spanjoll, Maverick Vinales me Aprilia që la pas Enea Bastianini me Ducatin tjetër.
13 xhirot e garës sprint u kontrolluan nga Bagnaia, që e nisi garën nga “pole” dhe nuk e lëshoi për asnjë moment kreun, duke triumfuar me meritë. Pas disa xhirosh Martin u dorëzua, ndërkohë që u rrëzua spanjolli Marc Marquez.
Burimi