
Australian Open/ Alcaraz e Djokovic stërvitje së bashku për të “rrëzuar nga froni” Sinner
8 Janar 2025
12:34
Telesport
Ditën e hënë do të nisë grand slam i Australian Open dhe tenistët kanë mbërritur në Melburn, ku po stërviten prë të qenë gati për takimet e raundit të parë.
Kampion në fuqi është tenisti italian Jannik Sinner, që do të ketë një detyrë të vështirë të mbrojë titullin. Ndërkohë që rivalët e tij duket se po bashkëpunojnë mes tyre për t’i rrëmbyer kurorën.
Sot, spanjolli Carlos Alcaraz dhe serbi Novak Djokovic janë stërvitur së bashku në fushën qendrorë të Australian Open. Ata kanë testuar njëri-tjetrin dhe parë formën në prag të ndeshjeve zyrtare.
Të enjten do të hidhet shorti i turneut, që ka gjasa të dhurojë sfida interesante që në fazën çerekfinale e atë gjysmëfinale.
Burimi