“Asllani-Ramadani janë të fortë”, De Biasi: Por jo sa ata të dy
👁340
15 Qershor 2024
17:21
Denis Hakanaj
Është dita e Itali-Shqipëri: Kombëtarja e Sylvinho-s është në pritje të debutimit në Europian, mbrëmjen e sotme kundër Italisë.
Gjatë intervistës së dhënë për Tuttosport, ish-trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi, ka folur kështu për sfidën brenda sfidës mes Asllanit dhe Barella-s:
“Vërtet nuk mendoj se do të luajnë me pesë në mes, mendoj se do të luajnë me 4-2-3-1. Dy mesfushorët Ramadani dhe Asllani janë të fortë, por Jorginho dhe Barella janë më të fortë.
“Asani është një anësor i rrezikshëm, i cili shpesh bën mirë për kombëtaren, por që nuk luan shumë në klubin e tij. Dueli i tij me Dimarcon do të jetë shumë interesant”.
Burimi