Alcaraz: S’më intereson pezullimi i Sinner, synoj të rikthehem “numri 1” në botë

Alcaraz: S’më intereson pezullimi i Sinner, synoj të rikthehem “numri 1” në botë

17 Shkurt 2025

12:44

Telesport

Pezullimi me 3 muaj i tenistit italian Jannik Sinner, pas marrëveshjes që arriti me WADA, i akuzuar për përdorim dopingu, ka rihapur garën për kreun e renditjes botërore.
Numri 1 në botë nuk do të luajë deri në fillim të majit, duke humbur 4 turne Masters. Kjo do të thotë se rivalët e tij mund t’i rrëmbejnë kreun e renditjes dhe ndër ta është spanjolli Carlos Alcaraz,
“Nuk ka shumë për të thënë për pezullimin e Jannik. Pavarësisht nëse luan apo jo Jannik, ne përpiqemi të bëjmë mirë në çdo turne, sepse objektivi ynë mbetet “numri një”. Ky është objektivi im”, tha Alcaraz.
“Tani, si gjithmonë, ne përpiqemi të përqendrohemi te puna, në atë që duhet të përmirësojmë dhe të bëjmë maksimumin në turne për t’u afruar me kreun e renditjes botërore. Nëse Jannik është apo jo atje nuk ka dallim për ne”, tha Alcaraz.
Spanjolli dhe të gjithë tenistët “big” do të luajnë këtë javë në turneun Masters të Doha, duke shpresuar të rrëzojnë italianin nga froni.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente