“Ai e ka treguar se është i denjë për Milanin. Të tjerët sa vijnë në skuadër, iu japin menjëherë fanellën e titullarit”

“Ai e ka treguar se është i denjë për Milanin. Të tjerët sa vijnë në skuadër, iu japin menjëherë fanellën e titullarit”

7 Mars 2025

19:13

Telesport

Agjenti i mbrojtësit të Milan-it, Matteo Gabbia, ka bërë një deklaratë të fortë ku i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij dhe ka ngritur akuza ndaj drejtuesve për mënyrën si funksionojnë gjërat në klubin kuqezi.
Agjenti i Gabbia, Tullio Tinti, thotë se mbrojtësi 25-vjeçar është ai që e meriton të jetë titullar te Milan dhe jo të tjerët që sa vijnë në skuadër i japin direkt rolin e titullarit.
“Matteo e ka treguar se është i denjë për Milanin. Ka qëndrimin e duhur për të qenë një lojtar i Milanit. Duke qenë italian, ai gjithmonë duhet të bindë trajnerët, ndryshe nga të të tjerët që sa vijnë në skuadër dhe menjëherë iu japin fanellën e titullarit”, tha Tinti.
Nëse me Paulo Fonseca-n, Gabbia fitoi vendin e titullarit dhe po bënte paraqitje të mira, me ardhjen e Conceicao-s, situate ka ndryshuar dhe është aktivizuar vetëm në 4 ndeshje deri tani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente