
17-vjeçarja Andreeva triumfon në turneun Masters në Dubai dhe shkruan historinë, Rublev fiton në Doha
Këtë fundjavë janë mbyllur disa nga turnetë e radhës për meshkuj e femra në tenis, ku nuk kanë munduar rezultatet surprizë.
Në Doha (Katar) u zhvillua turneu ATP-500, ku triumfoi rusi Andrey Rublev. Në finale, ai mundi 2-1 (7-5, 5-7, 6-1) ndaj britanikut Jack Draper. Rusi rikthehet te suksesi pas 10 muajsh të vështirë në karrierën e tij.
Në këtë turne morën pjesë edhe disa tenistë “big” si Carlos Alcaraz e Novak Djokovic, por ata u eliminuan shumë herët. Kjo i jep mundësi Jannik Sinner të mbrojë vendin e parë edhe pse nuk luan, i pezulluar 3 muaj për doping.
Për femra, tenistja 17-vjeçare ruse Mirra Andreeva fitoi turneun Masters-1000 të Dubai, suksesi i parë i madh në karrierë. Ajo bëhet tenistja më e re që fiton një turne kaq të rëndësishëm, duke shkruar historinë. Në finale ajo mundi 2-0 (7-6, 6-1) Clara Tauson të Danimarkës.
Një sukses i jashtë zakonshëm për një talente të re në këtë sport, që më herët pat eliminuar numrat 2 dhe 3 në botë, Iga Swiatek dhe Elena Rybakina. Falë këtij suksesi ajo ngjitet në vendin e 9-të në botë.
Burimi