Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Telashe për Amorim, humbja e radhës në kampionat shoqërohet edhe me një dëmtim serioz
5 Maj 2025 10:06 Telesport Një Manchester United që dominon në Europa League, por që zhgënjen në kampionat. “Djajtë e kuq” pësuan humbjen e radhës, këtë herë kundër Brentford, duke humbur më tej terren në renditjen e Premier League. Por, përveç kësaj humbje, ka ardhur edhe dëmtimi i mbrojtësit Mathijs De Ligt. Dëmtim që mund ta detyrojë të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Europa League, atë kundër Athletic Bilbao në “Old Trafford”. Trajneri Ruben Amorim tha: “Më pëlqeu performanca e të rinjve. Luftuam, por në fund humbëm. Mendoj se ka gjëra pozitive për të ardhmen. Si klub duhet ta kuptojmë se në këtë moment kemi një përgjegjësi të madhe. Duhet të përgatisim një skuadër të përshtatshme për të garuar në shumë turne”. Për gjendjen...