Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor
“Unë jam asistenti juaj virtual. Mirë se vini!” Ky është mesazhi me të cilin qytetarët në Ballkanin Perëndimor përballen gjithnjë e më shpesh kur vizitojnë faqet zyrtare të institucioneve ose bankave. Në vend të një punonjësi, pyetjeve të tyre u përgjigjen chatbotë, ose asistentë virtualë, të bazuar në inteligjencën artificiale (IA). Megjithatë, përdorimi i teknologjive si kjo ende nuk është i rregulluar qartë me ligj, përcjell A2. Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia ndodhen në faza të ndryshme të zhvillimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, veçanërisht në administratën publike. Përgjigjet e institucioneve shtetërore, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se shumica nuk kanë rregulla të qarta nëse nëpunësit publikë lejohen të përdorin mjete të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, Copilot apo...
Burimi:
javanews.al