Gjobitet gjyqtari në Spanjë, përdori ChatGPT për vendimin

Gjobitet gjyqtari në Spanjë, përdori ChatGPT për vendimin

Një gjyqtar në Spanjë ka përfunduar nën procedim disiplinor pasi në tekstin e një vendimi gjyqësor janë zbuluar detaje që tregojnë se për përgatitjen e dokumentit ishte përdorur ChatGPT. Rasti u konsiderua i rëndë nga Këshilli i Përgjithshëm i Pushtetit Gjyqësor, i cili vendosi t’i vendosë magjistratit një gjobë prej 1 mijë eurosh për shkelje të rëndë, por pa e pezulluar nga detyra. Vendimi u mor me shumicë votash nga komisioni disiplinor, i cili e cilësoi rastin si shkelje të rregullave mbi menaxhimin dhe publikimin e të dhënave të përftuara gjatë ushtrimit të funksionit. Fillimisht, prokuroria kishte kërkuar një masë më të ashpër, duke propozuar pezullim 15-ditor dhe sanksion financiar, duke e konsideruar veprimin si një shkelje shumë serioze dhe madje si “injorancë e papranueshme”...