Tedi Blushi: Nesër të gjithë para Kuvendit për të ndaluar hartën kriminale të Ramës

Tedi Blushi: Nesër të gjithë para Kuvendit për të ndaluar hartën kriminale të Ramës

Deputeti i PL, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër kundër hartës së re administrativo-territoriale të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë si një projekt që rrezikon të sjellë shpopullimin dhe dobësimin e komuniteteve në zona të ndryshme të vendit. Në një deklaratë publike, Blushi u bën thirrje qytetarëve për t’u mbledhur para Kuvendit për të mos lejuar miratimin e hartës së re territoriale. Reagimi i plotë i Blushit:  Harta e re administrativo-territoriale e Edi Ramës nuk është një reformë, por një hartë diktatoriale, kriminale, shpopulluese dhe shkombëtarizuese, e pa konsultuar, që duhet refuzuar dhe ndalur nga të gjithë shqiptarët.Kjo ndarje e dhunshme territoriale është pabesia e radhës e Edi Ramës, një thikë pas shpine për shqiptarët, që nuk shkrin vetëm 15 bashki, por që shkel...