Tebas: Po zhvillohen gjithnjë e më shumë ndeshje, lojtarët pranë pikës së ‘thyerjes’
Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka paralajmëruar se futbollistët po arrijnë në një “pikë thyerjeje”, duke theksuar rreziqet e dëmtimeve që lidhen me një kalendar gjithnjë e më të ngjeshur. Duke folur në Londër në një samit mbi performancën dhe shëndetin, të organizuar nga sindikata globale e lojtarëve (FIFPRO), drejtuesi spanjoll deklaroi se veprimet vendimtare nga FIFA dhe UEFA janë thelbësore. Ndër aktivitetet që përkeqësojnë ngarkesën tashmë të tepërt të punës, Tebas përmendi versionin e ri dhe të zgjeruar të Kupës së Botës për Klube, si dhe Kupën e Botës me 48 ekipe që u mbajt së fundmi në Amerikën e Veriut. “Disa lojtarë ia dalin të rezistojnë, pak a shumë, por në fund arrihet një pikë e pashmangshme thyerjeje,” deklaroi Tebas. “Nëse nuk...
Burimi:
telesport.al