Teatri vazhdon/ Kosova pa Kuvend 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 25-të

Teatri vazhdon/ Kosova pa Kuvend 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 25-të

Ka dështuar për të 25 herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovë pasi nuk është arritur dakordësimi mes palëve. Partitë, të cilat në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, as të hënën nuk kanë pranuar të votojnë komisionin për votim të fshehtë, lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit, e janë shprehur kundër propozimit për të zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit. Nga ana e saj Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar të ndryshojë propozimin. Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën.
Burimi: Opinion.al