Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit uron 70-vjetorin e artistit të shquar Nikolin Gurakuqi

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit uron 70-vjetorin e artistit të shquar Nikolin Gurakuqi

Sot, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i uron ditëlindjen një prej figurave më të rëndësishme të operës shqiptare, këngëtarit, regjisorit dhe pedagogut Nikolin Gurakuqi, i cili prej më shumë se katër dekadash ka kontribuar me pasion dhe përkushtim në zhvillimin e artit skenik shqiptar. Rrugëtimi i tij artistik nisi në vitin 1979 në skenën e TKOB-së, fillimisht si korist, për të vijuar më pas si solist në një sërë rolesh të spikatura. Ndër rolet që kanë lënë gjurmë në karrierën e tij përmenden: Gjergj Arianiti në operën “Skënderbeu”, Mateo në “Paja”, Komandanti në “Borana”, Deloja në “Nëna e trimave”,...